Agnesa Vuthaj: Meshkujt kanë frikë nga unë
Agnesa Vuthaj thotë se meshkujt kanë frikë nga ajo dhe nga të gjitha femrat e suksesshme.
Ish-miss Kosova dhe ish-miss Shqipëria ka dhënë një intervistë për gazetën Mapo, ku ka folur edhe për jetën e saj emocionale.
Ju kanë frikë meshkujt, sepse mund tju dukeni e paarritshme dhe tremben tju njohin nga afër?
Po, meshkujt ju tremben femrave të suksesshme, ka thënë ajo.
Bukuroshja kosovare po ashtu ka thënë se ajo nuk dashuron shpesh, por kur dashuron, dëshiron të dashurojë pa limite.
Sa i takon mashkullit ideal, Agnesa dëshiron që ai ta njohë dhe ta kuptojë botën e saj të brendshme, dhe thotë se joshja në shikim të parë mund të jetë një fillim i një dashurie të madhe“, raporton Telegraf.
Më e vështirë është të më mbajë dikush, sesa të më bëjë për vete. Për mua një lidhje duhet të ketë dashuri, kujdes dhe përkushtim të vazhdueshëm dhe gjithmonë në rritje, ka thënë më tej Agnesa.