Fushata publicitare përLouis Vuitton, Phelps rrezikon medaljet
Michael Phelps hyri në histori gjatë Lojërave Olimpike në Londër, por ai rrezikon seriozisht medaljet e fituara. Kjo, për shkak të publikimit të disa fotove publicitare gjatë kohës që zhvilloheshin Lojërat Olimpiade. Bëhet fjalë për foto të fushatës publicitare të Phelps për shtëpinë e famshme franceze të sendeve të luksit, Louis Vuitton.
Louis Vuitton nuk është sponsor i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) dhe ky i fundit ndalon me ligj që sportistët olimpistë të reklamojnë kompani të tjera përveç atyre të Olimpiadës gjatë kohës që zhvillohen lojrat.
Phelps dhe kompania franceze deklaruan se fotot janë publikuar pa dijeninë e tyre, por tashmë notari amerikan rrezikon seriozisht që ti hiqen katër medaljet e arit dhe dy të argjendit që mori në Londër.



