Agnesa Vuthaj feston 100 vjetorin në Filipine

Derisa shumë artistë shqiptarë ka udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për ta festuar 100 vjetorin e pavarësisë në Shqipëri ose në Kosovë, missin e Kosoves, Agnesa Vuthaj, e gjen Festa e Nentorit n Manila të Filipineve.
Ajo ka shkuar atje për të shoqëruar përfaqesuesën e Kosovës, Ajshe Babatinca, në konkursin ndërkombëtar të bukurisë “Miss Earth 2012″. Më saktë, Angesa udhëheq Agnesa Vuthaj Association që ka mundësuar përfaqësimin e Kosovës, për të pestën herë, në këtë eveniment.
Por aventura e saj nuk mbaroi vetëm tek “Miss Earth 2012″, pasi ajo ka shfrytezuar rastin të bëj një jetë ekstra aventuriere në këtë skaj të botës, duke festuar 100 Vjetorin në një mënyrë të veçantë.
Eshtë argëtuar duke shetitur nëpër jahte luksoze siç shihet edhe në fotot që ajo publikoi kohë pas kohe ndërsa nuk i iku as koncerti i Jennifer Lopez që u mbajtë dy ditë më parë në po atë vend. /Indeksonline/