Dafina, në ''Rrënqethu shqip"

Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë u mbajt koncerti '' Rrënqethu shqip", ku ishin të pranishëm artistë nga të gjitha trojet shqipatre.
Në stadiumin e kryeqytetit, e ftuar ishte edhe Dafina Zeqiri, e cila u shfaq në skenë me një kostum të zi, dizajnuar nga Lia Stublla. Megjithëse ishte natë, gjatë performancës këngëtarja kishte vënë syze të errëta dielli. Në këtë koncert interpretuan edhe këngëtarët : Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Enkeleda Arifi, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e shumë të tjerë. Përveç muzikës, pati edhe recitale nga Reshat Arbana, Mirush Kabashi e Çun Lajqi, ndërsa koncerti u përmbyll me fishekzjarre. / R.K. /Indeksonline/