“Xhelozia e Nicole, shkatërroi Pussycat Dolls”

Nicole Scherzinger mund të cilësohet si femra më e bukur në botën e muzikës, por del se ajo e ka xhelozuar bionden me sy të kaltër, Ashley me të cilën ishin bashkë në bendin e tyre muzikorë, dhe kjo shkaktoi ndarjen e Pussycat Dolls.
Ashley Roberts ishte shumë e thyer kur Pussycat Dolls u ndanë. Ajo drejton gishtin për ta fajsuar liderën e bendit si shkaktaren e kësaj ndarje.
Në lidhje me këto ngjarje foli anëtarja tjetër e ish bendit, Carmit Bachar e cila tha se Nicole kishte armiqësi me Ashley.
“Nicole ishte xheloze në Ashley. Ajo ndihej e rezikuar nga ajo, mos ndoshta njerëzit do ta preferonin atë para saj, për shkak të mënyrës së si ajo dukej. Ashley ka dukjen e një amerikaneje të vërtetë, flokë të bardhë, sy të kaltrër. Ishte pamja që Nicole donte ta kishte por që kur nuk mundi. Askush asnjëherë nuk mundi ta kuptoj pse Nicole ishte kaq xheloze. Ajo kishte një bukuri ekzotike me një pamje që shumë vajza do të vdisnin ta kishin. Por ajo gjithmonë ishte e dhënë pas biondeve. Pasi u nda grupi, Ashley qante vazhdimisht. Ishte një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por për Ashley në mënyrë të veçantë”, tha Carmin.
The Pussycat Dolls janë ndarë disa vite më parë dhe Nicole ka vazhduar me sukses karrierën e saj si solo artiste. /Indeksonline/