Agolli, Moisiu e Meidani firmosin per Meten
Kerkesa per referendum popullor ka perfshire ne brendine e saj firmat e atyre qe sot perfaqesojne eliten e klases politike. Lista e nismetareve, te cilet kerkojne zhvillimin e ketij procesi referendar permban emra te njohur si ish-presidentet Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani. Por, nderkohe qe Partia Socialiste e kundershton me force referendumin e kerkuar nga Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes, krejt te kunderten mendon kryetari i kesaj partie, Edi Rama, i cili e ka quajtur “babai shpirteror” i socialisteve. Keshtu, dhe patriarku i PS-se, Dritero Agolli, ka firmosur dje nje kerkese te tille. Por, vec Agollit, Moisiut dhe Meidanit, ne grupin firmetar jane edhe figura te tjera te njohura te se majtes, si nenkryetari i PSD-se, Engjell Bejtaj, kreret e PDS-se e PAD-se, Paskal Milo e Neritan Ceka, por edhe ish-deputeti i Grupit parlamentar Socialist, Taulant Dedja dhe Makbule Ceco. Kurse firmetaret e tjere tashme jane te njohur, si kreu i LSI-se, Ilir Meta, Andrea Stefani, Artur Zheji, Fatos Lubonja, levizja “Mjaft”, si edhe mjaft perfaqesues te tjere te shoqerise civile. Te sigurt ne suksesin e kesaj nisme, drejtuesit e komitetit theksuan se referendumi eshte nje proces i pashmangshem, qe, sipas tyre, do te zhbeje atentatin qe i eshte bere Kushtetutes nga dy forcat e medha politike. Kryetari i Komitetit per Mbrojtjen e Kushtetutes, Artur Zheji, theksoi edhe rolin e dy ish-presidenteve. “Firmat e dy ish-presidenteve, zotit Meidani dhe zotit Moisiu, te cilet ne nje hark kohor pothuajse dhjetevjecar kane qene garantet e Kushtetutes e unitetit popullor, e ligjshmerise ne Republiken e Shqiperise, dhe kane zhvilluar karrieren e tyre presidenciale e jane larguar nga pozicioni presidencial pa as me te voglen perfolje, me prestigjin e dy presidenteve te nderuar”, vleresoi Zheji gjate fjales se tij. Por, duke mos reshtur se vleresuari keto figura, firmetare te kerkeses per referendum, Zheji vuri ne dukje se “keta zoterinj, me reputacionin qe e kane pare te udhes qe te nenshkruajne kete kerkese, pikerisht prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne menyre qe t’i mundesohet shqiptareve e drejta, nuk eshte as lemoshe, as tolerim, per te votuar, per t’u shprehur per shnderrimin, denatyrimin dhe masakrimin e Kushtetutes me 21 prill. Pra, ne sot jemi ne nje gjendje vertet shume te avancuar, pasi kemi konstatuar dhe kemi bashke me ne sensibilitetin e dy ish-presidenteve, si dhe shume figurave te shquara te shoqerise civile, pa diskutuar ata te politikes, te cilet e mendojne si ne dhe ne e mendojme si ata. Kjo eshte deshmi e forces ne rritje te KKM, per qellimin dhe objektin qe ai ka”.
O.Xhilaga
O.Xhilaga