Agolli Rama edhe Meta te mos e kthejne qeverine ne parti-shtet
Edhe Dritëro Agolli përgëzon të majtën për fitoren në zgjedhjet e së dielës së kaluar. Në një intervistë për “Gazetën shqiptare” patriarku i socialistëve këshillon që Rama edhe Meta të kenë kujdes e të mos e kthejnë qeverinë në "parti-shtet". “Partia Socialiste duhet të ruhet kur të marrë qeverinë, nga partia-shtet. Të rrëmben ai entuziazmi i partisë që drejton dhe bëhesh parti-shtet. Ne e kishim partinë-shtet që e rrëzuam- thote Driteroi. Ai e quan pozitive dorëheqjen e Sali Berishës ndersa thote se kjo nuk duhet të jetë si tërheqjet e Ten Ciao Pinit. “Më ka bërë përshtypje që këto zgjedhje ishin shumë të qeta dhe të kulturuara- deklaron, - shkrimtari.