Agolli Sulmi boshnjak nuk na can kollaj

Mesfushori i majte Ansi Agolli eshte nje nga tre lojtaret e Kombetares shqiptare qe luajne ne Afganistan se bashku edhe me shokun e skuadres se tij te Karabaku mbrojtesin Admir Teli dhe mbrojtesin tjeter shkodran Elvin Beqiri ky i fundit aktivizohet me Khazar Lankaranin.
Agolli i cili me 11 tetor do te mbushe 28 vjec pikerisht tri dite pas ndeshje me Bosnjen dhe nje dite para sfides me Bjellorusine e sheh ndeshjen e radhes kunder boshnjakeve si nje tjeter 90 minutesh per te bere nje paraqitje te dinjitoze ne Qemal Stafa.
Shqiperia ka pesuar vetem nje gol ne shtate ndeshjet e fundit 2 zyrtare 5 miqesore qysh kur humbi 4-1 me Suedine per eliminatoret e Kampionatit Boteror 2010 nje tregues ky i pjekurise se ekipit por dhe strategjise taktike te trajnerit Josip Kuzhe.
Do te mundohemi me aq mundesi sa kemi qe ti perballojme kundershtaret tane boshnjaket. Sic kane ata lojtare te mire ne sulm kemi dhe ne mbrojtje qe mund tia dalin - tha ish-lojtari i Tiranes.
Agolli eshte nje lojtar xhol pasi eshte rreshtuar edhe si mesfushor i majte por edhe si mbrojtes i majte i mirefillte pavaresisht se ai vete eshte nje anesor me tipare ofensive. Agolli sa here qe ka luajtur ne mesfushe e ka ndihmuar sulmin me harkime te befasishme.
Persa i perket pozicionit tim se ku do te rreshtohem ne mbrojtje apo ne mesfushe kjo varet vetem nga trajneri. Nese ai ne detyrat qe do te me jape do te me thote qe te avancoj perpara do ta bej. Nese do te me keshilloje te ri be mbrojtje do te ri aty. Personalisht nuk e kam problem te luaj si ne mbrojtje ashtu dhe ne mesfushe - shtoi Ansi autori i dy golave me Kombetaren nje ne barazimin 1-1 me Gjeorgjine ne Tirane dhe nje tjeter ne fitoren 6-1 te kuqezinjve kunder Qipros.
Ekipet e mira ne Europe sic mund ta konsideroj dhe Bosnjen perqendrohen ne lojen ne krahe. Boshnjaket kane lojtare te mire ne krah dhe ne na duhet ti perballojme me sukses - perfundoi Agolli karriera e te cilit me fanellen e Kombetares daton ne vitin 2005 ne nje ndeshje me Kazakistanin por qe numeron pervec aktivizimit ne Shqiperi edhe kater eksperienca ne kampionate te huaja si ne Zvicer me Nojshatell Ksamaks Lucerne Finlande Vasaan Ukraine Krivbas dhe aktualisht ne Azerbajxhan Karabak.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 06 Tetor 2010