E Enjte, 5 Nëntor 2026

Agoturizmi “Enol”, shembull i përfitimeve nga lehtësitë fiskale

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Kantina “Enol” në fshatin Prezë, rreth 23 km larg nga Tirana, është kthyer në një pikë agroturistike me atraksion të veçantë.

Në këtë agroturizëm kombinohet peizazhi i magjishëm i kalasë së Prezës, me bukuritë natyrore të zonës dhe gatimet tradicionale cilësore bio.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj ndau pamje nga kjo kantinë, teksa shkroi se ndodhej në kantinën Enol, një nga agroturizmet e para të certifikuara, për të treguar përfitimin e prekshëm nga politika lehtësuese e qeverisë si 5% tatimi i fitimit, 6% taksa e vlerës së shtuar dhe 0% taksa e infrastrukturës”.

Sipas saj, ky agroturizëm, përveç se punëson të rinj, të reja dhe gra nga zona, ofron edhe një eksperiencë të veçantë për turistët vendas dhe të huaj që shijojnë verën shqiptare nga kultivarë autoktonë.

Kantina Enol është mbështetur nga Skema Kombëtare dhe është një shembull suksesi i bashkëpunimit me fermerët e zonës për të ofruar prodhime cilësore “Made in Albania”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›