E Enjte, 5 Nëntor 2026

Era përkeqëson situatën nga zjarri në Shëngjin, flakët i afrohen banesave

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Në Shëngjin, Lezhë situata e zjarrit të rënë që mbrëmjen e djeshme po përkeqësohet.

Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë.

Aktualisht flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe rrethimin e jashtëm të një resorti si dhe çadrat e plazhit.

Forcat e shumta zjarrfikëse dhe jo vetëm po luftojnë me flakët, të cilat të ndihmuara nga era po përhapen.

Në terren ndodhen më shumë se 20 automjete zjarrfikëse dhe më shumë se 80 forca operacionale të MZSH mbështetur nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit, 2 automjete të zjarrfikëseve të ushtrisë, por dhe forca të tjera nga Berati, Fieri, Tirana, Kamza apo bashkitë fqinje me bashkinë Lezhë.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›