E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: Gjysma e bizneseve, ka nje kredi per te paguar Eglantina Nasi

Biznesi privat ne Shqiperi, vazhdon qe ta konsideroje huamarrjen si nje proces qe ndihmon gjenerimin e aktivitetit te tij. Ne kete kendveshtrim, konstatohet se ai ende po e aplikon ate per te forcuar treguesit dhe ecurine e tij. Ky fakt konfirmohet ne Raportin e Stabilitetit Financiar per 6-mujorin e dyte te vitit 2012, publikuar se fundmi nga Banka e Shqiperise. Sipas te cilit, huamarrja si burim me vete apo i kombinuar, eshte perdorur nga 65.9% e ndermarrjeve te studiuara ne vrojtimin perkates te eksperteve. Duke u rritur me nivelin prej 5.9%, krahasuar me 6-mujorin pararendes te vitit te kaluar. “Nga ndermarrjet aktive ne kete vrojtim, 53.6% e tyre pohojne qe kane nje kredi per te paguar aktualisht. Rezultat i cili tregon nje renie prej -2.8%, krahasuar me 6-mujorin e meparshem”, - citon me tej vrojtimi i BSH-se. Ndersa theksohet me tej edhe fakti tjeter se kredite qe ka marre biznesi, kane pasur si qellim perdorimin kryesisht ate te perballimit te shpenzimeve korrente per 37.3% te ndermarrjeve. Si edhe kryerjen e nje investimi afatgjate per 30.2% te tyre. Ndonese, ekspertet e Bankes se Shqiperise, vene ne dukje edhe faktin tjeter se numri i ndermarrjeve te cilat kane marre kredi per kete qellim, ka vijuar prirjen e meparshme renese. Por gjithsesi, ky eshte nje tregues pozitiv, qe justifikon ne kete menyre nivelin ekzistues te huamarrjes se biznesit privat nga bankat e nivelit te dyte qe operon ne vendin tone. Sepse te marresh nje kredi per te investuar ne menyre afatgjate, presupozon gjithmone nje burim te ardhurash per ekonomine si te tille. “Pasurite e paluajtshme jane perdorur si kolateral per perfitimin e huas nga 63.7% e ndermarrjeve, duke rene ne krahasim me gjashtemujorin paraardhes. Por kjo forme kolaterali eshte perdorur edhe nga ndermarrjet, te cilat kane kombinuar disa forma kolateralizimi, perqindja e te cilave ka rezultuar ne rritje per kete gjashtemujor”, eshte nje fakt tjeter qe vihet ne dukje nga ekspertet e Bankes se Shqiperise ne vrojtimin e tyre per huamarrjen ndaj biznesit. I cili konfirmon se bankat kane krijuar nje baze te mire garancie per kthimin e kredive, te marra prej biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›