Anjeza Braka: Marredheniet jashtemartesore, fenomeni qe godas nepermjet kenges Yllka Selita
Nje kenge ne gjuhen portugeze, kjo eshte e reja me e fundit ne aspektin profesional qe Anjeza Branka do te lancoje ne vere per dashamiresit e muzikes se saj. Por, nderkohe qe ky projekt pritet te perfundoje, Branka eshte e angazhuar edhe ne festivalin Top Fest, me nje kenge e cila vjen ne duet bashke me Muharrem Ahmetin. “Lamtumire”, titullohet balada konkurruese, e cila sipas kengetares deri tani qendron ne vendin e pare sa u takon klikimeve ne internet. Marredheniet jashtemartesore, kjo eshte fabula e kenges qe kengetarja sqaron se vazhdon te mbetet nje teme delikate dhe mjaft aktuale. Per jeten private, raportin me te birin, bashkepunimet, si dhe shume te tjera ajo na i tregon ne kete interviste.
Si eshte pritur klipi juaj me i fundit “Te kam kur te dua”?
Eshte pritur shume mire dhe per faktin se eshte nje klip paksa ndryshe dhe ka nota humori brenda. Une u frymezova nga nje bashkebisedim mes mamit dhe halles sime, si kane ndryshuar kohet nga brezi ne brez, si kane ndryshuar edhe menyra par te bere per vete nje femer. Per shembull ne kohen e tyre vinin meshkujt poshte ballkonit per t’u bere serenata, gje qe nuk ma merr mendja se mund te ndodhe sot, pasi sot femra eshte bere me e forte dhe e pavarur. Pastaj kete e tregon edhe fakti qe kenga ka pasur pak me shume se 500 mije klikime per gati nje muaj e gjysme qe eshte publikuar.
Si lindi bashkepunimi juaj me Ratin?
Ideja e ketij bashkepunimi ishte e kompozitorit te kenges, Ervin Gonxhes dhe kur ma sugjeroi edhe mua. Me pelqeu si ide. Duke folur me pas edhe per idene qe kisha une per klipin, Rati ishte dakord menjehere. Kjo me beri edhe me shume pershtypje, pasi jane te pakte kengetaret qe nuk kane komplekse. Per sa kam vene re une deri tani, si kengetaret femra, si meshkujt jane me komplekse te llojit, “cfare do te thone publiku?”, etj..
A do te kemi se shpejti nje bashkepunim tuajin?
Ne te vertete e kam bere bashkepunimin e radhes dhe eshte me nje tjeter kengetar te njohur, Muharrem Ahmeti. Eshte nje balade, me te cilen une kam konkurruar ne Top Fest dhe kam hyre edhe ne gjysme finale. Dhe kjo kenge eshte pelqyer shume, pasi trajton nje teme shume aktuale, sic jane marredheniet jashte martesore. Titulli i kenges eshte “Lamtumire”.
Do te kete edhe kjo balade nje klip te vetin?
Nuk mendoj se do t’i bej nje klip, sepse eshte nje kenge shume e lancuar dhe ka marre shume klikime deri tani, por mund te them pa frike se eshte me e klikuara deri tani nga te gjitha kenget pjesemarrese ne “Top Fest”. Besoj se nuk ka nevoje per nje klip, pasi kur del kenge shoqerohet me nje klip per te rritur shikueshmerine e kesaj kenge, per kete arsye them se, kjo kenge nuk ka nevoje per nje videoklip.
Nderkaq flasim pak per jeten tuaj te perditshme, sepse ju jeni edhe mami, apo jo?
Po, eshte e vertete. Une kam nje djale te vogel 5 vjec. Cohem heret ne mengjes dhe pi nje gote qumesht, ose lenge portokalli. Me pas coj djalin ne kopsht dhe deri ne oren 16:00 merrem me veten, ose me punet e mia. Takoj shoqerine time. Me familjen time jam shume e lidhur dhe pas ores 16:00 rri me djalin, shohim filma vizatimore bashke, me pas nga darka e coj nga lodrat dhe jam shume e perkujdesur per djalin tim. Pra ne te perditshmen time une jam Anjeza mami, duke i plotesuar gjithcka djalit tim dhe mbi te gjitha, nese une i premtoj dicka mundohem qe ta mbaj premtimin.
Djali juaj eshte ende i vogel, a shihni te ai ndonje prirje per muzike?
Deri para dy vitesh kishte deshire qe te behej futbollist, po tashme kam vene re se ai ka filluar qe te tregoje interes edhe per muziken. Djali im nuk me therret mami, megjithese per 8 Marsin mes shume dhuratash te vogla qe me beri, me thirri edhe mami dhe une megjithese me pelqen qe me therret me shkurtim emri, nuk kam dashur qe t’ia imponoj, qe te me thote mami. Para dy javesh me tha : “Njeza, une nuk do te behem futbollist, por do behem kengetar” dhe une iu pergjigja, “shume mire, do kendosh me mamin nje duet ti?”, -“po”,- me tha. Mund t’ju them se kur mori vesh qe une kisha bere nje duet tjeter me Muharremin, ai u be xheloz, sepse priste qe te benim duet bashke.
Po kur te shikon ne televizor, si reagon ai. A shprehet ne lidhje me kete fakt?
Po shprehet shume dhe e kam degjuar edhe kur ju thote shokeve qe mami im eshte famshme, se e njohin te gjithe. Ose, qe e kam kengetaren me te mire. Me moshen qe ka, me cudit ne fakt, se eshte shume i shkathet dhe i zgjuar.
Sa kohe i kushtoni imazhit tuaj?
Si ne jeten e perditshme, si ne skene mundohem gjithmone qe te jem e rregullt. Do te thote qe gjithmone mundohem t’i pershtatem me veshjen dhe me look-un tim, daljeve te mia diten, naten, t’i pershtatem skenes, apo t’i pershtatem klipeve te mia.
A keni dike qe kujdeset per daljet e juaj skenike, apo neper videoklipe, apo gjithcka e beni vete.
Gjithcka e kam bere vete dhe e mendoj gjate nje dalje ne skene, apo paraqitjen time ne videoklip. Keshtu, sa i perket veshjeve, por edhe regjise ne keto klipet e fundit kane qene idete e mia.
Cilat kane qene komentet per klipin e kenges “Ani- Ani”, ku ju mbani te lidhur dy njerez me zinxhire si te ishin kafshe?
Nuk eshte se ka pasur ndonje debat, por shpesh me thoshin, “cfare ju ke bere atyre cunave te shkrete?”. Une ne te vertete nuk e kam bere per ulje, apo poshterim gjinor, thjesht ka qene nje ide e imja dhe qe e realizova ashtu sic e desha. Megjithese ketu kam edhe nje verejtje te vogel per ne shqiptaret, sepse jo vetem per kete klipin qe sapo folem, por edhe per shume kolege e klipe te tjera, kemi gjithmone dicka per te thene. Jo shume e zhveshur e gjera te tilla, nderkaq sa i perket kengetareve ne bote, megjithese shihen nga ata, i komplimentojne, jemi akoma me tabu dhe gjithmone do te kemi gjera per te thene kunder.
A ka dicka ne karrieren tuaj, per te cilen jeni penduar qe e keni bere, ose do te kishit dashur ta beni ndryshe?
E mira nuk ka fund dhe kur shikon pas, gjithmone do te gjesh dicka per ta ndryshuar qe sot do ta beja me mire. Keshtu do te doja qe te ndryshoja paraqitjet e mia ne skene disa vite me pare, sepse kur i shoh sot, them me vete, “O Zot, sa keq”.
Ju njiheni me se shumti si kengetare e kengeve ritmike, po ju ku e gjeni veten tek baladat, apo kenget me ritem?
Mua me pelqejne te dyja shume, por ajo qe me terheq me shume kur marr nje kenge per ta kenduar nuk eshte ritmi i saj, sesa teksti qe ka. Me pelqejne shume kenget me tekste aktuale. Kur shoh qe teksti eshte i bukur edhe une kam mundesi qe te jap shume nga vetja ime si kengetare dhe mendoj se ka peshen me te madhe ne nje kenge.
Ju jeni diplomuar per aktrim, a do ju shohim nje dite ne skene si aktore kete here?
Sigurisht, por tani per tani nuk jam duke u marre me aktrimin, pasi arti skenik nuk eshte ne ditet e tij me te mira. Une jam pozicionuar tani per tani tek kenga, per aktrimin eshte endrra ime, ashtu sic eshte edhe kenga.
Sa e ndihmojne njera-tjetren?
Mua me ka ndihmuar jashte mase aktrimi, pasi me ka bere qe ta ndjej skenen shume te afert si kengetare.
A keni menduar ndonjehere qe, duke qene edhe kengetare dhe aktore te merreni me musical-in?
T’ju them te verteten nuk e kam menduar asnjehere, sepse mua me pelqen qe te kendoj vetem per shqiptaret. Kam provuar qe te kendoj edhe ne anglisht dhe kengen me te re timen, qe pres ta publikoj se shpejti do ta kendoj portugalisht. Nuk kam ndermend qe te eci perpara ne tregun evropian, pasi nuk kerkoj majat, por i kerkoj te gjitha nga pak. Kam deshire qe te jem nje kengetare e kompletuar dhe jam e tille kur kam nje familje te rregullt dhe profesionin e tim.