E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Kuliçaj padit Sajmir Tahirin. Policia: Është njeri i suksesit, e pranojnë dhe të huajt

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj, ka bërë me dije se do padisë deputetin socialist, Sajmir Tahiri, për shkak se e ka akuzuar për kontrabandë mineralesh. Në një njoftim të shpërndarë nga policia e shtetit, thuhet se akuzat e bëra nga Tahiri nuk do zbehin arritjet e mëdha të policisë në luftën kundër krimit e korrupsionit. Në njoftim thuhet gjithashtu se Kuliçaj është njeri i suksesit, i vlerësuar nga organizatat ndërkombëtare.

Por një kabllogram i ambasadës amerikane deklaron krejt të kundërtën.

Sipas saj, organizatat ndërkombëtare refuzojnë të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të Kuliçajt.

Mbetet shqetësimi për Drejtorin e Inteligjencës, Agron Kuliçaj, i cili nuk u zhvendos gjatë lëvizjeve. Burimet pohojnë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojë për të ndihmuar Policinë Shqiptare pjesërisht për shkak të praninë së tij. Ambasadori ka shprehur shqetësimin tonë për korrupsionin në radhët e larta të Policisë së Shtetit në përgjithësi tek Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, dhe ICITAP- Post ka shprehur shqetësimet tona specifike për Kuliçaj tek Burgaj. Por Burgaj ka theksuar se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me Kryeministrin dhe çdo veprim për shkarkimin apo largimin e tij duhet të vijë nga zyra e kryeministrit, thuhej në kabllogram.

Jo vetëm praktikat korruptive për Kuliçajn janë tashmë të njohura, por ka zëra brenda në polici që besojnë se vetë Kuliçaj, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për ti shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën, vijonte më tej kabllogrami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›