FOTO LAJM- Ky njeri nuk resht së qënuri karagjoz
Edhe pse Italia është në një moment delikat ekonomik, duke qenë se rrezikon që të përfundojë si Greqia, kryeministri i saj, Silvio Berluskoni vazhdon që mos të jetë i shqetësuar.
Ai ka gjetur kohë gjatë takimit të sotëm në Bruksel me presidentin e Këshillit të Europës, Herman van Rompuy, të bëjë edhe karagjozin.
Në momentin e shtrëngimit të duarve, Berluskoni fillimisht ka marrë pozicionin e një boksieri, për të grushtuar van Rompuy.
Në fakt, ajo që po grushtohet, duket se është Italia, që tashmë duhet të mendojë për daljen nga situate kritike.
Berluskoni shprehet se situata nuk është tragjike dhe ka bërë përgjegjëse opozitën, e cila sipas tij, është duke u përpjekur që të shkatërrojë Italinë, për të shkatërruar atë.
