E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Shehaj për humbjen e Vuçiçit: Rrëzohet miku i Ramës, fundi i autokratit të fundit në Ballkan është afër

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar rezultatin si një dëshmi të fuqisë së rinisë për të rrëzuar pushtetet autoritare.

shehaj vucic rama

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj e cilësoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç si mik të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se mobilizimi dhe këmbëngulja e të rinjve mund të sjellin ndryshime të mëdha politike.

“Lista Studentore rrëzon autokratin Aleksandar Vuçiç, mikun e Edi Ramës! Rinia bën mrekullira”, shkroi Shehaj.

Duke e lidhur zhvillimin në Serbi me situatën politike në Shqipëri, kreu i Partisë Mundësia deklaroi se fundi i pushtetit të Edi Ramës është më pranë se kurrë.

Reagimi i Agron Shehajt:

Lista Studentore rrëzon autokratin Aleksandër Vuçiç, mikun e Edi Ramës! Rinia bën mrekullira. Nuk ka autokrat që nuk rrëzohet me këmbëngulje dhe besim, kur të rinjtë mbushin sheshet. Fundi i Edi Ramës, autokratit të fundit të Ballkanit, është më pranë se kurrë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›