Agronomët dhe veterinerët pranë fermerëve dhe blegtorëve në zonat e prekura nga reshjet

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Agronomët dhe veterinerët e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) ndodhen në terren pranë fermerëve dhe blegtorëve në zonat e prekura nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se specialistët po ofrojnë këshillime praktike dhe teknike për përballimin e kushteve klimatike, për mirëmbajtjen e kulturave bujqësore, menaxhimin e ushqimit dhe strehimit të blegtorisë, si dhe për kujdesin shëndetësor të kafshëve.
Salla theksoi se ata po ndjekin nga afër situatën në çdo zonë me risk, me synim minimizimin e dëmeve deri në normalizimin e situatës.
/gj.m/a.f/