E Diel, 1 Nëntor 2026

Agropërpunimi, Salla: “Dyfisho Sipërmarrjen” mbështet agropërpunimin dhe zgjerimin e eksporteve

Investimet në agropërpunim po mbështesin rritjen e prodhimit, bashkëpunimin me fermerët dhe zgjerimin e eksporteve të produkteve shqiptare. Gjatë një vizite në një biznes në Elbasan, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi investimet në teknologji moderne dhe ndikimin e tyre.

“Dyfisho Sipërmarrjen tënde, po që është deri në vlerën 2 milion euro që ju mund të merrni me kredi me interes 2%, ku 50 deri 70% të kolateralit e mbulon shteti. A jeni ju të interesuar?” – tha ministri.

“Po jemi të interesuar sepse unë mund ta katërfishoj punën time me këtë nismë që ka marrë qeveria dhe më pëlqen me thënë të drejtën, sepse duke bërë këtë ne ecim përpara. Biznesi ecën përpara, shtohet. Unë kërkesa kam pafund.”

Ai theksoi se biznesi bashkëpunon me mbi 100 fermerë dhe eksporton produktet në SHBA, Kanada dhe tregjet europiane. Sipas Sallës, investimet në agroindustri krijojnë më shumë vlerë të shtuar për prodhimin vendas dhe rrisin konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare.

“Shumë shpejt mbyllim edhe kapitujt për bujqësinë, mënyrën se si ne po kontrollojmë biznesin për t’i orientuar se si duhet të ndërlidhin të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore, por edhe ndaj sistemit kur investoj.”

Ministri njoftoi se qeveria do të vijojë mbështetjen për sipërmarrjet përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Programi ofron kredi me kushte lehtësuese dhe garanci sovrane për investime që rrisin kapacitetet prodhuese, punësimin dhe eksportet.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›