E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agroturizmi, ofrohet pervoja italiane

Nen kujdesin e Ambasades Italiane ne Tirane, ne bashkepunim me Ministrine e Agrikultures, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, si dhe te Edukimit e Shkences, eshte zhvilluar ne Tirane, ne kuadrin e Fiera Agrobiznes 2009, konferenca Turizmi rural dhe agroturizmi, nje shans per perspektive te gjere per Shqiperine. Ne te moren pjese shume specialiste shqiptare dhe italiane. Ata u pershendeten nga Sekretarja e Pergjithshme e Ministrise se Agrikultures, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, dr. Merita Petushi, drejtuesi i KASH, dr. Enver Ferizaj, etj.

Ketu, e ka marre fjalen dr. Ealter Trivellizzi, President i Bashkimit Italian te Turizmit te Gjelber, i cili luan gjithnje nje rol te rendesishem ne promovimin e turizmit alternativ apo agroturizmit italian ne vendet e tjera. Dr. Trivellizzi u ndal ne te dhena konkrete kur tregoi pervojen italiane, ku ne sherbimet agroturistike, ushtrojne aktivitet 18 mije kompani me nje xhiro vjetore qe e kalon shumen nje miliard euro.

Dr. Trivellizzi ka nenvizuar diversitetin e terrenit qe i jep me shume avantazh agroturizmit. Ketu ai theksoi se Shqiperia ne kete sektor i ka shanset te medha dhe potencial te dukshem per investime agroturistike. Presidenti i Turizmit te Gjelber, ka bere thirrje per bashkepunim italo-shqiptar ne kete drejtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›