Nisin punimet per qendren me te madhe tregtare ne vend
Kryeministri Berisha mori pjese dje ne ceremonine e perurimit te fillimit te punimeve te Tirana East Gate, nje qender tregtare, e pozicionuar ne komunen Farke, 4 kilometer larg Tiranes. Ne kete ceremoni, te organizuar nga grupi Balfin, njekohesisht edhe investitor i kesaj qendre, te cilesuar si me e madhja ne Shqiperi, merrnin pjese dhe ministra te kabinetit qeveritar, pushtetare lokale dhe biznesmene te tjere shqiptare e te huaj. Ne fjalen e tij pershendetese per fillimin e ketij investimi me nje vlere prej 48 milione eurosh dhe ku do te punesohen rreth 2500 persona, Kryeministri vleresoi investitorin Samir Mane dhe z. Granoff e z. Berg, per kete investim ambicioz. "Eshte nje dite e shenuar per vendin, inagurimi i fillimit te punimeve ne qendren me te madhe tregtare qe Shqiperia ka apo ka pasur ne te gjitha koherat, por do te thoja edhe me te bukuren", - theksoi Berisha. Ai shtoi se nuk ka nevoje qe te sjell ndonje argument, mjafton te drejtoni shikimin jo nga une, por nga peisazhi dhe nje peisazh te tille te mrekullueshem nuk mund ta gjeni.
"Une dua ta pergezoj zotin Mane, kete investitor plot ide, i cili kater vite me pare, peruroi ne Shqiperi qendren tregtare me te madhe te vendit", - tha kryeministri, duke iku referuar QTU-se ne kilometrin e gjashte te autostrades Tirane-Durres e cila u pasua nga QTU Fier dhe QTU Vlore. "Ne ate te periudhe, zoti Mane tregoi nje guxim te madh. Perllogaritjet e tij ishin te sakta dhe tejkaluan cdo skepticizem. Nje muaj me pare une e pyeta: Si te kane ecur shitjet? M'u pergjigj se ne gusht ato kane pasur nje rritje me 36 per qind krahasuar me gushtin e nje viti me pare. E verteta eshte se Shqiperia po ecen me shpejtesi dhe zoti Mane do te jete nje pararendes ne vrapin e ketij vendi", - deklaroi Berisha.
Sipas tij, duke peruruar kete qender te madhe, Mane i jep nje inkurajim dhe nxitje shume te madhe tregut dhe investimeve ne teresi, por njekohesisht edhe punesimit ne Shqiperi ne teresi.
Qendra eshte nje investim i madh, 50 milione euro, puneson direkt apo indirekt, rreth 2500 qytetare shqiptare dhe i jep tregut shqiptar pamje evropiane. Berisha po ashtu, ka falenderuar fondin shqiptaro-amerikan, i cili qe nga themelimi ka mbeshtetur fuqishem investimet ne Shqiperi. Po ashtu Berisha falenderoi dhe perfaqesuesin e Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, z. Berg. Stabilimineti i tij ne Londer, EBRD, ka qene dhe mbetet investitori kryesor, mbeshtetesi kryesor i sektorit privat ne Shqiperi dhe nje mbeshtetes i fuqishem i qeverise shqiptare ne perpjekjet e saj per ndryshimin e vendit. Tirana East Gate, do te jete nje projekt me dy kate, por Berisha tha se "pas finalizimit te boshtit te Jugut, ketu do te jete nevoja per kater kate, por natyrisht Samir Mane do te kete menduar per nje vend tjeter", - theksoi kryeministri.