Universiteti i Tiranes, 182 kuota bosh
Mbyllja e regjistrimeve, pikerisht ato te fazes se dyte, kane bere qe ne Universitetin e Tiranes te mbeten 182 kuota bosh. Sekretarite e universiteteve ne Tirane kane bere kalkulimet per cdo dege dhe kane rezultuar se edhe pas perfundimit te fazes se dyte te regjistrimeve, ka vende te cilat nuk jane plotesuar. Kjo per shkak se disa kandidate per studente nuk kane preferuar keto dege, pasi mund te kene siguruar nje te drejte studimi ne universitet jashte vendit. Sipas te dhenave rezulton se numri me i madh i vendeve bosh eshte ne Fakultetin e Shkencave te Natyres dhe ate te Gjuheve te Huaja. Por, per cudi edhe ne kete faze ka pasur vende bosh ne Fakultetin e Mjekesise dhe te Drejtesise, pavaresisht se keto te fundit jane nga me te kerkuarit. Nderkohe gjate ketyre diteve Ministria e Arsimit do te shperndaje formuarin A3 ne te gjitha Drejtorite Arsimore dhe do te percaktoje te gjitha rregullat per plotesimin e tij. Personat te cilet kane te drejte te plotesojne kete formular, jane te gjithe ata qe nuk kane fituar nje te drejte studimi, apo ata qe kerkojne te ndryshojne nje dege, megjithese mund te jene regjistruar paraprakisht ne te. Ne formularin A3, kandidatet per studente kane te drejte te perzgjedhin dege me preferenca me te uleta sesa ato qe kane qarkuar tek A2-shi, apo edhe nje dege tjeter te re, qe pretendojne se mund ta fitojne ne fazen e dyte te perzgjedhjes se fituesve. Nga ana tjeter, MASH pritet te publikoje nje udhezim te posacem pranimi per fazen e trete, ku jane percaktuar kategorite qe do te lejojne te plotesojne kete formular. Te drejten e plotesimit te formularit A3, do ta kene kandidatet qe nuk kane mundur te perfshihen ne listat e fituesve te dy fazave te para. Kete formular kane te drejte ta plotesojne edhe ata kandidate qe kane fituar provimet me zgjedhje ne vitet 2007 dhe 2008, apo 2009 dhe nuk figurojne te regjistruar, si dhe ata qe kane fituar konkurset e pranimit ne Akademine e Arteve dhe Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve ne korrik te vitit 2008 e 2009.