E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero: Nuk largohem nga Atletico

Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero ka reaguar menjëherë pas spekulimeve se Juventusi ka siguruar shërbimet e tij, duke thënë se ai do të qëndrojë në Spanjë deri në verën e vitit 2014.

“Unë do të doja ta përfundoj karrierën time në Argjentinë, apo thënë më mirë te Independiente, sepse unë jam tifoz i flaktë i atij ekipi dhe për shkak se jam larguar nga ai klub në moshë të re”.

“Në ditën që dua të largohem do t`u them drejtorëve dhe do të iki, edhe pse tani nuk po mendoj për këtë. Unë e kam rinovuar kontratën time deri në vitin 2014 dhe kam ndërmend ta respektoj atë”, theksoi Aguero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›