Amerikanët:Kujdes nga aksioni komunal

Vrasja e qenve endacakë nga komuna e Prishtinës ka zgjuar vëmendje ndërkombëtare mediatike. Media të shumta kanë qarkulluar shkrimin e “Associated Press” i cili raporton për kundërthëniet që ka shkaktuar aksioni i komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Isa Mustafa.
Por, “Times” shkon tej duke raportuar se ky aksion përbën shqetësim për Ambasadën Amerikane në Prishtinë, i cili ka paralajmëruar stafin e vetë të kenë kujdes nga aksioni i komunës. "Ne nxisim qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes dhe që shmangin ecjen ose ngasjen nëpër rrugët e Prishtinës gjatë kohës së aksionit me të shtëna kundër qenve endacakë”, është thënë në një deklaratë të ambasadës.
Kohëve të fundit, komuna ka arritur që të vrasë 190 qenë endacakë që kanë paraqitur rrezik për qytetarët. Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve ka reaguar ashpër.