E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka favorit në finale

Nga Express më 07 maj 2011 në ora 12:17

Sulmuesi i Schalke 04, Raul beson se është e pamundur të përcaktohet për fituesin e finales në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Dy skuadrat takohen në Wembley, më 28 maj dhe Raul, i cili ishte pjesë e ekipit të Schalkes që u mposht 6-1 me rezultat të përgjithshëm në gjysmëfinale nga Manchester Unitedi, ka lavdëruar Sir Alex Fergusonin si “legjendë” të futbollit.

“Nuk mendoj se ekziston një favorit për Wembley. Dy ekipet janë shumë mirë të balancuara dhe e njohin shumë mirë njëra-tjetrën. Të dyja i takojnë nivelit të lartë. Do të jetë një finale e madhe”, tha ish-sulmuesi i Real Madridit.

“Nuk ka asgjë që mund të shtoj rreth trajnerëve të Manchester Unitedit dhe Barcelonës. Ata të dy janë trajnerë të mirë e në veçanti Ferguson, i cili është një legjendë. Ai e di saktësisht se çka duhet të bëjnë futbollistët e tij për të fituar dhe do të punojnë rreth një plani prej tani deri më 28 maj. Do të jetë një ndeshje e madhe, e cila do t’i kënaqë të gjithë. Do të shohim se kush do të fitojë. Nuk ka favorit”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›