Aguero: Nuk largohem nga Atletiko
Çelsi është përfolur si destinacioni i ardhshëm i lojtarit argjentinas, pasi londinezët janë të prirur të bëjnë një blerje të madhe. Megjithatë, prania e Agueros me Atletikon e Madridit në ndeshjen e plejofit kundër Panathinaikosit në Ligën e Kampionëve do të thotë fund i shpresave të Çelsit, pasi ai tashmë nuk mund të luajë më në këtë kompeticion.
Aguero, që shënoi në fitoren 3-2 kundër grekëve të mërkurën, ka këmbëngulur se nuk dëshiron të largohet nga Atletiko dhe shpreson që spekulimet të marrin fund tashmë. “E kam thënë gjithnjë se dua të qëndroj këtu dhe kjo ka ndodhur, - tha Aguero. - Jam shumë i lumtur për golin, por sidomos për fitoren.”