E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton: Në Valencia dua podiumin

Pas tre javësh ndërprerjeje, incidentit të Masës dhe rastit “Shumaker”, rinis kampionati botëror i Formula 1 për çmimin e madh të Europës në Valencia.

Ljuis Hamilton ka besim se në këtë garë do të arrijë një rezultat pozitiv. “Vitin e kaluar u paraqitëm mjaft mirë. Këtë vit kam përmirësuar aftësitë e mia të pilotimit dhe gjithashtu, makina është pëmirësuar së tepërmi. Mendoj se mund të futemi në zonën e podiumit dhe shpresoj të jetë njëfundjavë e mirë,”- u shpreh Hamilton.

“Prej garës së dotës së diel e deri në fund të kampionatit, qëllimi ynë do të jetë të fitojmë sa më shumë gara që të mundemi,”- ka shtuar kampioni i botës në fuqi.

Sipas Hamiltonit, elementi i vetëm negativ i çmimit të madh  të Valencias, është mungesa e Mikael Shumakerit. 7-herë kampioni i botës hoqi dorë nga rikthimi i tij në Formula 1, për shkak të problemeve në qafë. “E kam thënë edhe më parë që do të kishte qenë një nder i madh për mua të merrja pjesë në të njëjtën garë me Shumakerin. Nëse ndonjë ditë do të rikthehet, do ta pres me krahëhapur,”- përfundoi Ljuis Hamilton.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›