E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqini: Metalurgu në krizëkualifikohemi në ‘play-off’

KUKESI- Kukësi pavarësisht se është debutues në një kompeticion Evropian këtë edicion nuk ka njohur kufij duke thyer cdo rekord me meritë të plotë, pasi asgjë nuk është e rastësishme, pasi në 5 ndeshjet e para në Evropë nuk ka njohur asnjë humbje. Një meritë të vecantë për mos njohjen e asnjë humbje për veriorët ka padyshim edhe mbrojtësi i talentuar Roland Peqini.

Në 5 ndeshjet e para, Peqini ka qenë plotësisht në lartësinë e duhur duke treguar se është i aftë të ndalojë edhe shumë futbollistë me emër. Në prag të ndeshjes së radhës, Peqini shprehet se Kukësi do të kalojë Metalurgun me sukses. “Ne nuk do të luajmë përballë Metalurgut me idenë që jemi kualifikuar, por do luajmë për një tjetër fitore. Avantazhi 2-0 na qetëson shumë, po ashtu edhe largimi i trajnerit të Metalurgut, ç’ka tregon se kundërshtari po noton në ujëra të turbullta, duhet të përfitojmë nga ky moment” shprehet ai. Po nëse do të kalonin Metalurgun, çfarë dëshire ka Peqini për kundërshtarin në ‘play-off’?

“Shpresoj që shorti të rezervojë një ekip të lehtë për t’u futur në fazën e grupeve, që do të ishte qershia mbi tortë për këtë edicion”. Në fund, mbrojtësi i shpreh besnikëri presidentit Gjici nëse do të kalonte te Tirana. “ Presidenti Safet Gjici është një histori suksesi. Përsa i përket fanellës së Tiranës, ajo është shumë e rëndë, pasi mbart shumë traditë dhe tituj të fituar. Nëse Gjici do më kërkonte dicka të tillë do isha i gatshëm ta pranoja” përfundon ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›