Skënderbeu fiton por nuk kualifikohet
Skënderbeu nuk ka mundur dot të kualifikohet për në turin tjetër të Champion League. Djemtë e Mirel Josës edhe pse fituan, nuk arritën dot kualifikimin për shkak të humbjes së thellë në Ukrainë.
Pjesa e parë
Ekipi korçar e nisi mjaftë mirë ndeshjen duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 9 të takimit me anë të kroatit Tomic. Ndërkohë vetëm 10 minuta më pas kapiteni, Bledi Shkëmbi dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Do të ishte sërish Shkëmbi i cili sërish nga pika e penalltisë do të arrinte të shënonte edhe golin e tretë të takimit. Goli i tretë i Skënderbeut ngjalli edhe ëndrrën për një kualifikim të mundshëm të korçarëve. Por në minutën e 38 të takimit do të jetë Khzhnichenko i cili do të shënonte golin e parë për miqtë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.
Pjesa e dytë
Pjesa e dytë e takimit do të niste në mënyrën më të keqe për Skënderbeun i cili në minutën e 54 të takimit do të mbetej me 10 lojtarë në fushë pas daljes me kartonin e kuq të sulmuesit kroat Pero Peic. Pavarësisht ndërrimeve të bëra nga trajneri Mirel Josa, ekipi korçar nuk arriti do të gjente rrugën e rrjetës. Do të jenë sërish miqtë nga Ukraina që do të shënonin golin e dytë, në minutën e 67 të takimit me anë të Biazhanov. Me këtë rezultat u mbyll edhe krejt ndeshja e takimit, ku në fund ata që gëzuan ishin ukrainasit e Shaktarit. Pas eliminimit nga Champion Leagues, Skënderbeu do të luajë në fazën play-of për një vend në Europa League.