Aguero kalon te Siti, Tevez drejt Interit
ITALI- Serxhio Aguero do të jetë një futbollist i Mançester Sitit. Ka qenë vetë sulmuesi argjentinas, që në faqen e tij në Tuiter, ka deklaruar se shumë shpejt do të firmosë me klubin e sheikut Al Mansur.
“Kam shkuar në Mançester për të mbyllur detajet e fundit të transferimit te Siti. Gjithçka po shkon mirë, shumë shpejt do të ketë të reja”, bëri të ditur ai.
Siti do të paguajë 45 milionë euro për kartonin e “El Kun”. Ndërkohë, me vajtjen e Agueros, transferimi i Karlos Tevez nga Mançester Siti tek Interi duket tashmë një çështje orësh.
Lajmi bëhet i ditur në shtypin argjentinas, ku shkruhet se tratativat pritet të zhvillohen këtë fundjavë në Dublin, ku Interi do të përballet me Sitin. (e.m/A.Latifi/BalkanWeb)