Araujo e do Barcelonën

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 20:10
Objektivi i Real Madridit, Sergio Araujo ka bërë të ditur se preferon transferimin te Barcelona nëse largohet nga Boca Juniors.
19 vjeçari Araujo ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, ndërsa Reali ka siguruar opsionin e parë për shërbimet e tij nëse Boca vendos ta shesë.
Por, Araujo ka pranuar se është tifoz i Barcelonës.
“Gjithmonë kam përcjell La Ligan, Barcelonën dhe Atletico Madridin. Kurrë nuk e kam shikuar Real Madridin, ata nuk kanë futbollistë që më pëlqejnë, madje as Cristiano Ronaldo”, tha Araujo për Sport.