Shorti, FIFA bën zyrtare: Shqipëria në vazon e katërt
FRANCË- FIFA ka zyrtarizuar ditën e sotme Shqipërinë në vazon e katërt, në klasifikimin e publikuar për muajin korrik.
Kombëtarja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim në krahasim me një muaj më parë, duke ruajtur pozitat e saj në vendin e 59-të në botë dhe të 32-tin në Evropë.
Një gjë e tillë do të thotë se ajo do të ketë dy skuadra më të dobta në grup në Botërorin e vitit 2014, që do të mbahet në Brazil. Shorti për fazën në grupe të këtij Botërori do të hidhet pas dy ditësh në Rio de Zhaneiro.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)