E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero mirëpret Chelsean

Ylli i Atletico Madridit, Sergio Aguero ka pranuar se është mirënjohës për interesimin e Chelseas.

Ai ka pranuar se është i kënaqur që kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë gjigantin londinez edhe pse insiston se është i lumtur të mbetet në Vicente Calderon.

Është kënaqësi që thuhet se mund të luaj për një ekip si Chelsea që është njëri prej klubeve më të mira në botë. Por, deri më tani asgjë nuk ka ardhur deri tek unë dhe jam i lumtur në Atletico deklaroi Aguero për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›