E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter priti drejtuesit e FFK-së

Ashtu siç ka qenë e paralajmëruar, delegacioni i lartë i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten është pritur në një takim zyrtar nga delegacioni i FIFA-s, i kryesuar nga presidenti i saj, Sepp Blatter.

Takimi mes këtyre dy palëve është mbajtur në selinë e FIFA-s që gjendet në Zurich të Zvicrës. Siç është pritur, në këtë takim nuk kan marr pjesë drejtuesit e futbollit serb, ndonëse kan qenë të ftuar nga Sepp Blatter.

Ky takim është mbajtur me qëllim të gjetjes eventuale të një zgjidhje për futbollin e Kosovës.

Me këtë rast, pala kosovare ia ka parashtruar delegacionit të FIFA-s katër kërkesa kryesore. Zyrtarët e FFK-së kanë kërkuar praninimin e Kosovës në këtë asociiacon.

Po ashtu, delegacioni kosovar ka kërkuar që deri në pranimin e plotë të Kosovës në FIFA, të lejohen klubet kosovare për të garuar në garat evropiane, e po ashtu ti lejohet Përfaqësueses së Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore me reprezentacione të huaja,

Kërkesa tjetër e udhëheqësve të futbollit kosovar ka qenë ajo që klubet e huaja tu paguajnë dëmshpërblim ekipeve kosovare, në rast se përforcohen me ndonjë futbollist nga Kosova.

Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha i cili ka qenë prezent në këtë takim - ka njoftuar për Express se presidenti Sepp Blatter i ka premtuar delegacionit kosovar se këto kërkesa - veçmas ajo për transferim të futbollistëve dhe për ndeshjet miqësore të Përfaqësues së Kosovës - të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv i FIFA-s, që pritet të mbahet në muajin dhjetor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në gazetën Express

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›