E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon Lioni, Fiorentina një hap larg, rrezikon Liverpuli

Me barazimin e djeshëm, Olimpik Lioni ngjitet në kuotën e dhjetë pikëve, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Në “Zherland” skuadrës së Rafa Benitez i shpëtoi fitorja nga duart, pasi Lisandro Lopez në minutën e fundit të kohës së rregullt bëri të pavlefshëm golin e Babelit në minutën e 83-të.

Me këtë barazim, francezët kalojnë grupin, duke lënë në kuotën e katër pikëve Liverpulin, që rrezikon gjithçka. Anglezët duhet t’i fitojnë të dy ndeshjet e mbetura, në Hungari përballë Debreçenit dhe në “Anfield Road” ndaj Fiorentinës.

Nga ana e tyre, vjollcët shkatërruan 5-2 Debreçenin në “Artemio Franki”, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifkimit. Tashmë italianët gjenden në kuotën e nëntë pikëve, një më pak se Lioni i kualifkuar dhe pesë më tepër së Liverpuli i vendit të tretë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›