E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aguero, vendim i detyruar: Po largohem nga futbolli

Sergio Agüero largohet nga futbolli. Sulmuesi argjentinas e bëri të ditur këtë gjatë një konference për shtyp në Camp Nou: “Kjo konferencë është për t’ju informuar se kam vendosur të largohem nga futbolli profesionist – fjalët e tij, në lot – janë kohë shumë të vështira, por jam gjithashtu i lumtur për vendimin që kam marrë. Shëndeti im është i pari dhe pas problemit që pata një muaj e gjysmë më parë, mjekët më thanë se gjëja më e mirë ishte të mos luaja më”.

33-vjeçari nga Buenos Aires ka shënuar 385 gola në karrierë me fanellat e klubeve (Independiente, Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcelona) dhe 42 të tjerë teksa ka veshur uniformën e Albiceleste. Minutat e fundit të luajtura nga Agüero para ndalimit të detyruar për shkak të një aritmie ishin ato kundër Alavés 30 tetorin e kaluar, ndërsa goli i tij i fundit daton në El Clasico më 24 tetor, në Camp Nou, kundër Real Madridit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›