E Enjte, 5 Nëntor 2026

Haland nuk i ndahet Bajernit, ndalen Leverkusen dhe Leipzig

Borussia Dortmund i përgjigjet Bayern Munich dhe mbetet në garë për titullin në Bundesligë. Verdhezinjtë dominojnë 3-0 kundër Furth-it, me dopietën e Haaland dhe golin e Malen në finale dhe mbeten të dytët, 6 pikë prapa bavarezëve. Pas 20 minutash lojë në këtë sfidë, fillimisht është një gol I anulluar për pozicion jashtë loje me protagonist Hazard. Gjithsesi, sfida zhbllokohet në minutën e 31-të, me Haland që tregohet I saktë nga pika e bardhë. Në minutën e 82-të është edhe njëherë sulmuesi norvegjez që ka dyfishuar rezultatin, ndërsa në minutën e 89-të, Malen mbyll të gjitha llogaritë në këtë sfidë.

E pabesueshme ajo që ndodhi me Leverkusen, që nuk arriti të administrojë avantazhin e dyfishtë përballë Hofenheim e në fund u pajtua me një barazim 2-2. Schick ishte protagonist për vendasit, ndërsa shënoi dy herë: 37’ dhe 63’. Porn ë 10 minutat e fundit gjithçka u shemb, ndërsa Hofenheim arriti të barazojë me golat e Stiller 80’ dhe Dabbur 83’.

Leipzig nuk arriti të marrë tri pikët në fushën e Augsburg, ndonëse Andre Silva arriti të kalojë në avantazh skuadrën që në minutën e 19-të të takimit. Vendasit arritën të vendosin barazpeshën katër minuta nga fundi I takimit me anë të Caligiuri. Eintracht ka arritur të marrë një fitore 3-2 në fushën e M’gladbach, ndërsa sfida mes Union Berlin dhe Freiburg është mbyllur në barazim 0-0

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›