Agustin Kola i xhindosur akoma me mediat
Tiranë - Agustin Kola nuk është dukur aspak i penduar për incidentin e pashembullt të ndodhur me gazetarin e Panorama Sport ditën e shtunë në kompleksin “Skender Halili”. Trajneri i Tiranës, Agustin Kola, goditi me grushte reporterin i cili po intervistonte një nga lojtarët bardheblu. Shkaku ishte pasi reporteri nuk iu përgjigj thirrjes së tij për t’u larguar.
Veç kësaj, Kola në stërvitjen e djeshme nuk ka shfaqur aspak pendesë, duke shkuar më tej, dhe i kërkon me ton të ashpër drejtuesve bardheblu të largonin reporterët që po ndiqnin stërvitjen nga afër.
Shefi i klubit bardheblu, Eduard Gjini, ka konfirmuar se rreth ngjarjes së fundjavës, ku u godit dhe u ofendua gazetari, Tirana do të mbajë një qëndrim zyrtar.