Çmendet Barcelona, 65 milion për Benzemanë
Skuadra e Barcelonës del në krye të garës për të marrë shërbimet e futbollistit të Lionit, Karim Benzema. E përditshmja franceze Aujourd'hui Sport publikon se skuadra e Barcelonës me shifrën prej 65 milion eurove që ofron del përpara skuadrës kampione të Europës, Mançester Junaited. Megjithë këtë shifër të lartë të ofruar nga katalanasit, kërkesa e presidentit Aulas është disi e ekzagjeruar. Numri një i Lionit kërkon 100 milion euro për futbollistin e tij.
Vetë Karim Benzema duket mjaft i qetë duke mos u përzier fare në këto bisedime. Ai shprehet për gazetën franceze se është i impenjuar me skuadrën e Lionit për të kaluar këtë tur në Ligën e Kampioneve, që për ironi të fatit e ka me skuadrën e Barcelonës. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për futbollistin të shpalosë edhe në “Kamp Nou” talentin e tij.