E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad: “Izraeli mund të shkatërrohet edhe pa luftë”

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad theksoi se nuk ka nevojë për luftë, për të realizuar synimin për shkatërrimin e Izraelit, raportoi agjencia iraniane e lajmeve, IRNA.

“Rrënimi i regjimit sionist nuk kërkon domosdo luftë. Nëse të gjitha shtetet e rajonit ndërpresin marrëdhëniet me regjimin sionist dhe e njollosin atë, kjo do të provokojë fundin e këtij regjimi kukull”, tha Ahmadinejad.

Ahmadinejad, i njohur për retorikën e tij të ashpër kundrejt Izraelit, është i mendimit se shteti hebre është një “tumor”, i cili duhet të largohet nga rajoni.

Ai gjithashtu përqeshi edhe Arabinë Saudite dhe shtetet tjera të pasura me naftë në rajon, për shkak të lidhjeve të tyre me Perëndimin, e në veçanti me SHBA-në.

“Po të kishin këta udhëheqës pak tru në kokat e tyre, nuk do të shitnin naftën e tyre, vetëm për të blerë armatim në vlerë prej 60 miliardë dollarë”, tha Ahmadinejad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›