E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad-Morales, shmangin çështjen e programit bërthamor

Presidenti i majtë i Bolivisë Evo Morales u takua ditën e martë me udhëheqësin Iranian Mahmoud Ahmadinejad. Të dy udhëheqësit ripohuan aleancën antiimperialiste, por shmangën çështjen e shumëdiskutuar të programit bërthamor të Iranit. Mbështetësit e Morales përshëndetën udhëheqësin Iranian duke e falenderuar atë për projektet në infrastrukturë që irani ka ndihmuar të ndërtojë në shtetin më të varfër të Amerikës Latine.
""Edhe pse dy vendet tona ndodhen larg nga ana gjeografike, unë siguroj se zemrat tona, mendimet tona dhe idealet tona janë të afërta. Vendet revolucionare të Iranit dhe Bolivisë janë duke luftuar për një çështje të përbashkët , për një jetë më të mirë. Pavarësisht nga problemet e shkaktuara nga perandoria e armiqve tanë, bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të zhvillohet çdo ditë e më shumë,"-tha udhëheqësi iranian.
Ahmadinejad i cili të hënën u takua me presidentin brazilian Lula da Silva, do t'i japë fund takimeve të tij në Karakas ku do të takohet me një nga aleatët e tij kryesorë në rajon presidentin Hugo Chávez.
Lula inkurajoi Ahmadinejad për të marrë pjesë në bisedimet për të ndaluar armatimin bërthamor, gjithashtu lideri brazilian mbrojti të drejtën e Teheranit për zhvillimin e teknologjisë bërthamore në energji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›