Ahmadinejad Perendimi fajtor per trafikun e droges

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad fajëson perëndimin për problemet në rritje me drogën me të cilat përballet rajoni. Sipas medias shtetërore të vendit islamik, madje, perëndimi është fajtor për trafikun e drogës nga Afganistani në pjesën tjetër të botës e konkretisht, për shkak të pranisë së huaj ushtarake në rajon.
“Ditën që ata hynë në rajon, prodhimi i disa drogave u rrit 10 deri në 50 herë, madje u qindfishua”, deklaroi Ahmadinexhad në një ceremoni kushtuar Ditës Ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut të paligjshëm. Rreth 8 mijë ish-përdorues droge nga krahina të ndryshme, forca të kundërnarkotikëve dhe ministra u mblodhën në një stadium të Teheranit për të shënuar këtë ditë.