Martesat e homoseksualeve miratohet ligji ne New York

New Yorku feston lejimin e martesave homoseksuale. Një turmë prej disa qindra njerwzish u mblodh para Stonewall Inn, në New Yorks City, një bar ku ndërhyrja e policisë më 1969 nxiti lëvizjen për të drejtat e homoseksualëve. Pas kalimit të projekligjit në senat shpërthyen në brohorima, por pati dhe nga ata që nuk e fshehën hutimin pas një vendimi të tillë.
New Yorku është shteti i gjashtë, por më i populluari në SHBA që lejon martesat mes homoseksualëve. Senati i domiuar nga republikanet votoi 33-29 për projektligjin e miratuar më parë nga dhoma e përfaqësuesve me shumicë demokratike. Guvernatori i New Njorkut Andrew Cuomo nuk humbi kohë në nënshkrimin e projektligjit e brenda 30 ditësh pritet që të fillojnë dhe dasmat në komunitetin homoseksual.
Megjithatë kjo çështjeqë ka ndezuar jo pak polemika pritet të dominojë dhe fushatën presidenciale. Për Lëvizjen e Homoseksualëve Amerikanë bëhet fjalë për një fitore historike sikundër dhe për guvernatorin demokrat Cuomo një fitore e rendësishme politike pasi martesën e homoseksualëve e kishte kthyer në një prioritet të programit të tij.
Por, peshkopët katolikë në New York thanë se ata ishin "thellësisht të zhgënjyer dhe të shqetësuar" nga kalimi i projekt-ligjit. New York tani i bashkohet Connecticut, Iowa, Massachusetts, New Hampshire, Vermont dhe gjithashtu distriktit te Kolumbia-s, të cilat të lejojnë martesat e të njëjtit seks.