E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i popullsise 15 deputete mbeshtesin Aleancen Kuq e Zi

15 deputetë mbështesin nismën qytetare për të penguar me ligj deklarimin e etnisë dhe fesë, i përfshirë  në formularin e regjistrimit  të popullsisë, që nis në muajin tetor. Pak ditë pas depozitimit në parlament të amendimeve në ligjin për regjistrimin e popullsisë, nënkryetari i këshillit të lartë të drejtësisë  pohon këtë fakt, dhe thekson se po synohet gjetja e  konsensusit  nga të dy krahët e politikës. Sipas tij disa përpjekje për bllokimin e nismës nuk do të funksionojnë.

Ndihet dukshëm që ka përpjekje të forta lobiste brenda kuvendit për të siguruar votat qoftë të PD-së, qoftë të PS-së për të siguruar një konsensus për ndryshimin e këtij ligji. Nga ana tjetër, është një numër më i madh se 15 deputetë të cilët kanë qenë pjesë, qoftë nga opozita, qoftë nga maxhoranca, madje, disa prej tyre edhe kanë nënshkruar”-thotë Kreshnik Spahiu.

Ndërsa për herë të parë parlamenti vendoset përballë një nisme të qytetarëve, nëse ajo nuk merret në konsideratë, për zotin Spahiu vetëdeklarimi i etnisë dhe fesë, do të shkaktojë konflikte sociale.

“Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ne fusim komunitetet fetare dhe minoritetet në një garë që do ishte burim konflikti dhe kontestimi i rezultateve dhe shifrave në fun’-thekson ai.

Por përse nismëtarët e këtij procesi ju adresuan  parlmentit  dhe nuk zgjodhën  rrugën e referendumit.

“Ata që prodhuan Kushteturën e regjistruar në mënyrë të tillë që referendume të mos bëhen në Shqipëri. Pavarësisht të drejtës për të bërë referendum, ana teknike është që të mos realizohet. Edhe për një arsye tjetër, sepse nëse do të kishim një kundërvënie totale të politikës nuk do arrihej 50 % i daljes në votime, kusht i domosdoshëm për një referendum të vlefshëm”-përfundoi Spahiu.

Tashmë nisma është depozituar në parlament, dhe pritet që  t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›