E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad ftohet për vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinejad, pritet që në javën e ardhshme të marrë pjesë në një samit të liderëve myslimanë në Mekë, pas ftesës nga mbreti saudit, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.

Ahmedinejad do të marrë pjesë në këtë samit “për të diskutuar zhvillimin e vendeve myslimane”, citon agjencia kreun e zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të presidentit, Mohamad Reza Forkani, i cili bëri të ditur se samiti dyditor do të nis më 14 gusht.

Arabia Saudite kërkoi në muajin e kaluar mbajtjen e këtij samiti, me qëllim të “unifikimit të vlerave” myslimane.

Samiti do të mbahet në selinë e mekanizmit 57 anëtarësh-Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Jedah.

Mbreti Abdullah, siç raporton agjencia Saudi Press, e ka ftuar Ahmedinejadin pavarësisht tendosjeve të mëdha ndërmjet Mbretërisë së banuar kryesisht me sunit dhe Republikës Islame të dominuar nga shiitët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›