E Diel, 1 Nëntor 2026

I nxehti në SHBA, me mijëra peshq të ngordhur

Mijëra peshq kanë ngordhur në zonat qendrore të SHBA, për shkak të të nxehtit që ka mbërthyer vendin. Temperaturat e ujit në lumenj kanë arritur rreth 100 gradë Celsius.

Rreth 40 mijë peshq ngordhën nga vapa në Iowa, sepse temperatura e ujit në lumenj arriti rreth 97 gradë Celsius, shkruan Huffington Post. Peshkatarët në Nebraska thanë se kanë gjetur mustak, krap dhe lloje të tjera peshqish të ngordhur në Lower Platte River.

Edhe biologët në Illinois thanë se moti i nxehtë ka shkaktuar ngordhjen e mijëra peshqve në kanale, duke rrezikuar kështu zhdukjen e disa specieve të rralla që rriten aty.

Uji në shumë kanale kishte avulluar dhe në një liqen të vogël pranë një centrali elektrik niveli kishte rënë tepër, kurse në tokën e thatë ishin mbetjet e peshqve të ngordhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›