E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad sfidon Obamën në debat

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka sfiduar Barack Obamën në një debat përpara gazetarëve në Nju Jork.

Përballja do duhet të mbahet me rastin e takimit të ardhshëm të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, në shtator.

“E kam propozuar vitin e shkuar dhe e propozoj tani. Le të gjendemi përpara shtypit dhe secili prej nesh të japë zgjidhjen e tij për problemet në botë”, është shprehur Ahmadinejad.

“Le të lëmë më pas që të jetë opinioni public që të japë gjykimin”, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›