Brazili, azil iranianes së dënuar për tradhti bashkëshortore
Presidenti brazilian, Lula da Silva, kërkon t'i japë azil iranianes së dënuar me vdekje në atdheun e saj për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Ai i bën thirrje Presidentit iranian, Mahmud Ahmadinedschad, si dhe liderit shpirtëror të Iranit, Ayatollah Ali Chamenei, që ta lejojë Brazilin të pranojë gruan, citohet Da Silva nga mediat vendase. “I dërgoj një mesazh mikut tim, Ahmadinexhad, dhe qeverisë së Iranit, që të lejojnë autoritetet braziliane të përkujdesen për gruan”, citohet nga media shtetërore braziliane Presidenti Lula. Rasti i 43-vjeçares Sakineh Mohammadi-Aschtiani ka tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Artikë, qeveri dhe organizata të ndryshme në të gjithë botën u mobilizuan për lirimin e saj. Për shkak të tradhtisë bashkëshortore, nëna e dy fëmijëve është dënuar sipas “Amnesty International” me rrahje dhe së fundmi me vrasje, duke e gjuajtur me gurë. Sakineh Mohammadi Ashtiani u dënua me vdekje në vitin 2006 për tradhti bashkëshortore dhe imoralitet. Ekzekutimi i saj sipas Sharias do të kryhet me gurë në shesh, ekzekutim ky që për momentin ka mbetur pezull si pasojë e protestave të ashpra në të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Mes Iranit dhe Brazilit ekzistojnë marrëdhënie të mira diplomatike. Të dyja vendet janë nënshkruese të një marrëveshjeje për programin bërthamor të Teheranit në muajin maj.
#