E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad: Asnjë fuqi nuk mund ta sulmojë Iranin

"Asnjë fuqi nuk do të guxojë ta çojë në mendje idenë e sulmit ndaj Iranit", deklaroi presidenti Ahmadinexhad gjatë një fjalimi të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

"Forcat tona të armatosura do t'i presin dorën kujtdo që do të dojë të godasë Iranin madje përpara se të vërë gishtin në këmbëz", deklaroi Ahmadinexhad, duke shtuar në të njëjtën kohë se kapaciteti ushtarak i Iranit është vetëm "mbrojtës".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë e një goditjeje ushtarake kundër Iranit, duke këmbëngulur në faktin që Izraeli nuk do të lejonte që regjimi i Teheranit, që është shprehur se kërkon ta fshijë nga harta shteti hebre, të mund të pajiset me armën atomike.

Ahmadinexhadi kërkoi gjithashtu largimin e trupave të huaja nga rajoni duke përmendur situatën në Irak dhe në Afganistan.

"Ju këshilloj të ktheheni në vendet tuaja dhe t'i përdorni shpenzimet e mëdha ushtarake për të zgjidhur problemet e popujve tuaj. Është më mirë për ju", deklaroi ai.

"Siç e keni parë në Irak dhe Afganistan, popujt e rajonit janë kundër pranisë së ushtarëve të huaj dhe është e pamundur që fuqitë e mëdha të mund të vendosin baza ushtarake afatgjata në rajon", shtoi ai.

Deklarata e Presidentit Ahmadinexhad u bënë në hapje të një parakalimi të përvitshëm ushtarak.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›