E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, paqartësi për tërheqjen e forcave amerikane

Obama iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës në një kanal televiziv amerikan. Presidenti i SHBA-së, një pyetjeje në lidhje me dërgimin e akoma edhe më shumë ushtarëve amerikanë në Afganistan, iu përgjigj duke thënë se është ende herët për të vendosur diçka në lidhje me këtë temë.
 
"Në të vërtetë pyetja e parë që duhej bërë në këto momente ishte kjo: A po bëjmë atë që është e drejtë? A po ndjekim strategjinë e duhur?"
 
Presidenti i Amerikës, përgjigjen e pyetjes në lidhje me strategjinë tha se do të mund ta japin Këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe komandantët në Afganistan.
 
Obama preku edhe temën e projektit të pezulluar për pozicionimin e sistemit anti-raketë në Evropën Lindore dhe tha se ky vendim nuk kishte lidhje me Rusinë, por që në këtë mënyrë ai shpreson se Rusia do të marrë një qëndrim "më pak paranojak" ndaj vendit të tij.
 
Barak Obama përveç kësaj tha se megjithë kërkesave të disa kryetarëve të vjetër të CIA-s për t’u dhënë fund hetimeve të torturave, ai nuk mendonte të jepte një urdhër të tillë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›