E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, nis gjyqi ndaj ish-kryeministrit Vilepin

Gjyqi, që do të zgjasë rreth një muaj, do të fokusohet në skandalin më të madh politik që Franca nuk e ka parë prej vitesh, një çështje e komplikuar, e denjë për një film thriller ku përfshihen dokumente të falsifikuara, spiunë dhe armiqësi të hidhura.
     
Çështja në fjalë për pak sa nuk e shkatërroi qeverinë e qendrës së djathtë të presidentit të atëhershëm Zhak Shirak, kur ish-diplomati Vilepin dhe Sarkozi, ishin ministra rivalë.
     
Vilepin akuzohet se është përpjekur të falsifikojë dokumente të një hetimi për korrupsionin gjyqësor në përpjekje për të diskredituar Sarkozinë që të mos fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2007.
     
Vilepin mohon çdo akuzë dhe ka deklaruar se ai vetë është viktimë e padrejtësisë. Nëse gjykata do të vërtetojë akuzat ndaj Vilepin, ai rrezikon deri në pesë vjet burgim dhe një gjobë prej 45 mijë eurosh.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›