E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad mund të bjerë pre e ligjeve barbare për ndëshkimin e fajit

foto-kamzhikIran-Presidenti i Iranit mund të bjerë vetë pre e ligjeve barbare që përdoren për ndëshkimin e fajtorëve. Ahmadinexhad mund të përballet me 74 goditje me kamzhik, pasi mund të shpallet fajtor për shkelje të ligjit gjatë kohës së regjistrimit të kandidatëve presidencialë.

Kreu aktual i shtetit u shoqërua nga aleati i tij dhe pasardhësi i mundshëm dhe u shfaq në televizionin shtetëror. Ligji i shtetit ndalon mbështetjen e presidentit të vendit nga persona që mbajnë poste të larta shtetërore.

Ahmadinejad tashmë mund të përballet me gjashtë muaj burg ose sikur separashikon dhe ligji me 74 goditje me kamzhik, shkruan ‘The Telegraph’. Por kur do mbahet gjygji nuk është bërë e ditur.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë iraniane Elham Golyamhosseyn dyshonte se Ahmadinexhad vertetë mund te përballet me drejtësinë. Sipas tij, Presidenti u shoqërua nga kandidati si një individ jo si kreu i shtetit. Elham shtoi se fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht.

Regjistrimi i kandidatëve u mbajt ne Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Islamike në Teheran nga 7 deri më 11 Maj. Në total, sipas burimeve të ndryshme ishin nga 400 deri në 700 veta për të marrë postin e Presidentit. Para zgjedhjeve do perzgjidhen vetëm disa kandidatë. Votimi në vetvete do mbahet me 14 qershor.

Ahmadinejat tashmë është ne këtë pozicion për dy mandate që do të thotë qe ai nuk mund të marri pjesë në zgjedhjen e Presidentit. Ai së pari u zgjodh në ketë post me 24 Qeshor 2005. Deri në këtë pikë ai u shërbeu si gurvenator Ardabil dhe kryetar i Teheranit.

Mahmud Ahmadinexhad është i njohur si një mbështetës konservator i reformave liberale dhe përshpejtimi i programit berthamor. Përveç kësaj, u përkeqësuan ndjeshëm dhe marrëdhëniet e Izraelit me Iranin.

Flavia Furriku/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›